Ndërlidhjet

Venizelos thotë se është hedhur poshtë referendumi


Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, njoftoi se u ka thënë partnerëve evropianë që Greqia ka hedhur zyrtarisht poshtë planet për mbajtjen e një referendumi lidhur me ndihmën financiare të shteteve të Eurozonës.

Kryeministri, George Papandreu, shokoi liderët e Eurzonës më herët këtë javë me paralajmërimet për mbajtjen e një referendumi rreth ndihmës evropiane.

Ndihma 130 miliardë dollarëshe ka për qëllim parandalimin e shkatërrimit financiar të shtetit, ndërsa parasheh edhe masa të shtrënguara financiare për vendin.

Liderët evropianë tërhoqën vërejtjen se në rast se Greqia refuzon marrëveshjen, ajo duhet ta braktis Eurozonën dhe ndoshta edhe Bashkimin Evropian.

Të enjtën, Papandreu tha se do të heqë dorë nga referendumi po që se merr më shumë mbështetje nga parlamenti për ndihmën financiare të BE-së.

Opozita kërkoi dorëheqjen e kreut të ekzekutivit grek.

Më vonë gjatë ditës, Papandreu do të përballet me një mocion votëbesimi.
XS
SM
MD
LG