Ndërlidhjet

Më shumë viktima në Siri


Tre civilë të tjerë raportohet të jenë vrarë në qendër të qytetit sirian Homs pavarësisht premtimit të qeverisë për të ndërprerë dhunën ndaj protestave anti-qeveritare.

Aktivistët për të drejtat e njeriut njoftuan se tanket i janë drejtuar Homsit gjatë ditës pas vrasjes së diku 20 protestuesve të enjtën.

Homsi ishte në qendër të protesatve kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë që më shumë se 3 mijë njerëz të jenë vrarë në protestat që nisën në muajin mars.

Sipas marrëveshjes së paralajmëruar në takimin ministror të Ligës Arabe që u mbajt të mërkurën në Kajro, qeveria e Sirisë-ndonëse pa caktuar ndonjë afat të saktë kohor, premtoi të tërheq trupat e saja nga qendrat e protestave.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, duke folur në Bruksel, i kërkoi Sirisë të zbatojë planin “plotësisht dhe shumë shpejt”.
XS
SM
MD
LG