Ndërlidhjet

Irani shënon përvjetor të pengmarrjes


Nën brohoritjet “Vdekje Amerikës” mijëra iranianë shënuan përvjetorin e marrjes së kontrollit mbi ambasadën amerikane më 1979.

Më 4 nëntor 1979, disa muaj pas Revolucionit Islamik gjatë të cilit u rrëzua shahu i mbështetur nga amerikanët, Mohamad Reza Palavi, studentët revolucionarë ia patën mësyrë ambasadës për t’i marrë peng 52 diplomatë të Shteteve të Bashkuara në një krizë që zgjati 444 ditë.

Pengmarrja rezultoi me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që ende nuk janë riparuar tërësisht.

Tensionet u rritën në muajin e kaluar kur Shtetet e Bashkuara akuzuan zyrtarët iranianë për planifikimin e një komploti me qëllim vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.

Teherani kishte mohuar fuqishëm përfshirjën në këtë rast.
XS
SM
MD
LG