Ndërlidhjet

logo-print

Kanë: Liderët e G20 dështojnë të mirren vesh për FMN-në


Liderët e 20 vendeve me ekonominë më të fuqishme në botë kanë dështuar të mirren vesh për “armatosjen” financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të ndihmuar adresimin e krizës buxhetore në Evropë, ndonëse kanë thënë se burimet financiare duhet të shtohen.

Liderët u përpoqën të gjenin zgjidhje konkrete në samitin e tyre në Kanë të Francës, punimet e të cilit ranë nën hijen e trazirave politike të Greqisë.

”Është e rëndësishme që FMN-ja të ketë resurse të sforcuara”, ka thënë Zhoze Manuel Baroso, president i Komisonit Evropian, duke vlerësuar se ato resruse do të ndihmojnë vendet në mbarë botën, e jo vetëm eurozonën.

Kancelarja gjermane ndërkaq, Angela Merkel, ka thënë se asnjë vend jashtë eurozonës nuk ka zotuar asnjë sasi mjetesh financiare për fondin e shpëtimit që trajton krizën buxhetore.
XS
SM
MD
LG