Ndërlidhjet

Izraeli ua pren rrugën dy anijeve drejt Rripit të Gazës


Forcat detare të Izraelit ua zënë rrugën dy anijeve që tentuan të thyenin bllokadën në Gaza.

Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite “Ushtarët e marinës izraelite kanë hyrë në këto anije, të cilat ishin duke shkuar drejt Rripit të Gazës duke tentuar të thyejnë një bllokadë detare që është në fuqi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Anija kanadeze “Tahrir” dhe ajo irlandeze “Saoirse” tani po udhëzohen për në portin izraelit Ashdod.

Nuk u raportua për ndonjë incident apo lëndim eventual gjatë kësaj ngjarje.
XS
SM
MD
LG