Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet një i dyshuar për ndërlidhje me masakren e Qyshkut


Sinisha Miçiq, i dyshuar për likuidimin e 11 civilëve shqiptarë nga fshatin Qyshk të Kosovës u arrestua të premtën në bazë të fletarrestit të Interpolit, i është komunikuar Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë nga Prokuroria për krime lufte në Beograd.

Të arratisur janë edhe dy të dyshuar të tjerë.

12 të akuzuarit për masakrën në Qyshk janë të ngarkuar me vrasjen e së paku 44 civilëve shqiptarë në territorin e komunës së Pejës, më 14 maj të vitit 1999, plaçkitjen dhe djegien e pronës së popullatës civile si dhe me detyrim të popullatës shqiptare që të largohet nga Kosova.

Sipas akuzës, sulmin mbi fshatin Qyshk e ka organizuar Nebojsha Miniq.

Për shkak të krimeve të luftës në Pejë, ai është arrestuar në Argjentinë në vitin 2005, në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar, por gjatë procesit të ekstradimit ka vdekur nga SIDA.

Nën komandën e tij, siç thuhet në akt-akuzë, është vrarë edhe Hasan Çeku (babai i Agim Çekut) dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij.
XS
SM
MD
LG