Ndërlidhjet

Sarkozi: S'qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për Izraelin


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dënoi programin bërthamor të Iranit dhe tha se Franca nuk do të qëndrojë pa vepruar “po qe se kërcënohet ekzistenca e Izraelit”.

Këto komente presidenti francez i bëri gjatë samitit të G 20-ës në Kanë të Francës para publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi programin bërthamor të Iranit.

Raporti, megjithatë, pritet të japë pak informata për zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.

Fuqitë perëndimore, përfshirë Izraelin, dyshojnë që Teherani të jetë duke zhvilluar armë bërthamore-gjë që hidhet poshtë nga Irani.
XS
SM
MD
LG