Ndërlidhjet

logo-print

Stuhitë e rrëmbyeshme sërish mbi Italinë


Nga stuhitë në veri-perëndim të Italisë kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa janë përmbytur disa pjesë të qytetit Genoa-një javë pas shijrave të rrëmbyeshëm që ranë në zonat bregdetare të vendit.

Pamjet televizive tregonin vetura në ikje dhe njerëz duke ecur në ujërat që ishin diku gjysmë metri mbi tokë në rrugët e Genoas.

Autoritetet e cilësuan situatën “ekstremisht të tensionuar”, ndërsa u kërkuan njerëzve të shmangin daljen nga shtëpia.

Në javën e kaluar, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në veri-perëndim të rajonit Liguria dhe Tuskani pas stuhive që lanë të vdekur të paktën 10 njerëz.
XS
SM
MD
LG