Ndërlidhjet

logo-print

Bisedojnë së shpejti rreth planeve për tërheqje


Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet të takojë më 12 dhjetor në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin e Irakut, Nuri Al Maliki, pak para skadimit të afatit për operacionet e forcave amerikane në këtë vend.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, tha përmes një deklarate se “Të dy liderët do të zhvillojnë bisedime rreth thellimit të një strategjie gjithëpërfshirëse për partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut”.

Në muajin e kaluar, Obama paralajmëroi largimin e krejt trupave amerikane nga Iraku më se largu deri në fund të këtij viti-ashtu siç parashihet edhe me marrëveshjen e fundit ndërmjet palëve për këtë çështje.

Aktualisht, në Irak kanë mbetur më pak se 34 mijë trupa të Shteteve të Bashkuara “pjesa dërrmuese” prej të cilave thuhet se do të largohen kah mesi i dhjetorit.
XS
SM
MD
LG