Ndërlidhjet

Pelegrinët ngjiten në Kodrën Arafat


Veshur në të bardha si simbol i dëlirësisë dhe barazisë nën Zotin, miliona pelegrinë myslimanë u ngjitën të shtunën në Kodrën Arafat-19 kilometra jashtë Mekës në një nga ditët kryesore të Haxhit pesë ditësh.

Pelegrinët nisën në agim (sipas kohës lokale në Arabinë Saudite) të mblidhen në brigjet e kodrës, ku besohet ta ketë mbajtur ceremoninë e predikimit lamtumirës profeti mysliman Muhamed.

Aty, pelegrinët do ta kalojnë ditën duke u falur dhe duke menduar.

Qeveria saudite njoftoi që më shumë se 1.83 milionë pelegrinë po marrin pjesë në Haxhin, i cili përfundon të dielën me Eid Al Adha-festën e sakrificës.
XS
SM
MD
LG