Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 5 nëntorin në vite…

  • RFE /RL

Sadam Huseini në gjykatë...

Sadam Huseini në gjykatë...

2006 – Sadam Huseini dënohet për krime kundër njerëzimit. Ai dënohet me varje për rolin e tij në masakrën e vitit 1982 në Irak.

2010 – Në Rumani zbulohet një varrezë masive me mbetjet e rreth 100 hebrenjve të vrarë nga forcat rumune.

2007 – Skenaristët e Hollivudit futen në grevë, pas dështimit të bisedimeve me përfaqësuesit e studios për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi honoraret.

1996 – Bill Klinton rizgjidhet president në mandatin e dytë, duke u bërë demokrati i parë që rikthen fitoren në 50 vjet.

1988 – Franca kryen provë bërthamore.

1985 – Vajza e Stalinit, Svetllana Peters, kthehet në Bashkimin Sovjetik. Ajo raportohet të ketë thënë se “nuk ka pasur një ditë të paqes në Shtetet e Bashkuara”.

1968 – Riçard Nikson fiton garën e ngushtë për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara. Ai merr 43.2 për qind të votës popullore, ndërsa kundërshtari i tij demokratik, Hubert Hamfrej, e ndjek nga afër me 42.6 për qind.

1940 – Dy anije të ndryshme shkatërrohen nga gjermanët në ujërat e Detit të Atlantikut të Veriut. Njëra nga to ishte anije britanike pasagjerësh, ndërsa tjetra anije mallrash.

1956 – Britania dhe Franca zbarkojnë trupat në Egjipt, gjatë luftimeve mes forcave egjiptiane dhe izraelite rreth Kanalit të Suezit.

1937 – Hitleri informon kreun e tij ushtarak për qëllimet e tij për të nisur luftën. (v.t.)
XS
SM
MD
LG