Ndërlidhjet

Rusia-optimiste për anëtarësim në OBT


Zëvendësministri i jashtëm i Gjeorgjisë, Sergej Kapanadze, tha se Gjeorgjia dhe Rusia shpresojnë të nënshkruajnë formalisht një marrëveshje para 10 nëntorit, me të cilën përfundimisht do të qartësohej rruga për anëtarësimin e shtetit rus në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kapanadze citohet të ketë thënë se shpresohet që dokumentet në fjalë të nënshkruhen formalisht më 9 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.

Agjencia e lajmeve Reuters citon atë të ketë thënë se “pala ruse ka konfirmuar se pajtohet me propozimin”.

Mësohet se marrëveshja parasheh mbikëqyrjen ndërkombëtare të tregtisë në vijat kufitare me Abkazinë dhe Osetinë Jugore-dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë të mbështetura nga Rusia.

Gjeorgjia, e cila pati një luftë të shkurtër me Rusinë në vitin 2008, është anëtari i vetëm i OBT-së që ka bllokuar anëtarësimin e Moskës zyrtare në këtë organizatë.
XS
SM
MD
LG