Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Na duhet një dekadë për të dalë nga kriza


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Evropës do t’i nevojitet një dekadë për të pastruar financat e saja dhe të dalë nga kriza aktuale e borxheve.

Në komentet e postuara në faqën e saj zyrtare të internetit, ajo tha se zgjidhja e krizës së borxheve “është në një shteg që kërkon më shumë përpjekje dhe në të cilat duhet të avancojmë hap pas hapi”.

Komentet vijnë një ditë pas përfundimit të samitit të G 20-ës në Kan të Francës, i cili u dominua nga kriza e borxheve të Eurozonës.

Samiti i G 20-ës, që bashkoi liderët e ekonomive më të fuqishme botërore, u pajtua për forcimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në mënyrë që ky mekanizëm ta mbikëqyrë programin e kursimit të Italisë.
XS
SM
MD
LG