Ndërlidhjet

Akuzohen për vrasjen e Butos


Një gjykatë pakistaneze formalisht akuzoi shtatë persona, përfshirë dy policë të lartë dhe pesë militantë të dyshuar të talebanëve, të kenë pasur gisht në vrasjen e Benazir Butos.

Prokurori publik, Çodri Azhar, bëri të ditur se gjykatësi i gjykatës anti-terroriste ka lexuar padinë në praninë e të akuzuarve, të cilët thuhet se i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Mësohet që seancat të jenë mbajtur në një burg në Ravalpindi.

Buto, e cila dy herë radhazi kishte qenë kryeministre, ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në një sulm vetëvrasës në vitin 2007 në Ravalpindi në kohën kur ajo po dilte nga një park ku kishte mbajtur një fjalim në kuadër të fushatës elektorale.
XS
SM
MD
LG