Ndërlidhjet

logo-print

Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së përmes letrës në OKB


Ministri i jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, njoftoi se Teherani i ka dërguar një letër Kombeve të Bashkuara, me të cilën ankohet rreth akuzave të Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e Iranit në një komplot që thuhet se ka pasur për qëllim vrasjen e ambasadorit saudi-arab në Uashington.

Salehi tha se letra e cila është dërguar në adresë të sekretarit gjeneral të OKB-së, Ban Ki Mun, akuzon Shtetet e Bashkuara t’i kenë bërë akuzat për komplotin në kuadër të një strategjie për njollosjen e Teheranit.

Mediat zyrtare në Iran raportuan që në letër të jetë theksuar se njeriu, i cili nga prokurorët amerikanë është identifikuar si një zyrtar ushtarak i Iranit i përfshirë në komplot, është në fakt anëtar i grupit të rebelëve në ekzil të Iranit- Organizatës Muxhahedin Kalk.
XS
SM
MD
LG