Ndërlidhjet

FT: Kapitalizmi s’mund të bëjë vetëm me para


Ilustrim
Ilustrim

"The Financial Times"

Tim Harford (ekonomist dhe publicist britanik)


Në një koment për “The Financial Times” ekonomisti dhe publicisti britanik, Tim Harford, jep (në formën e dialogut) një vlerësim për kapitalizmin në kohën moderne
.


Pra, çfarë po mendon për protestat?

- E ke fjalën për okupimin e pjesës hyrëse të Katedralës së Shën Pollit, apo jo?

Jo, ajo është një ngjarje anësore.

- Po të kuptoj. Është e mahnitshme se çfarë buje mund të bëjnë mediat për disa njerëz në tenda, apo jo?

Pikërisht. E kam fjalën për çështjet-këtu.

- Pa dyshim. Mendoj se duhet ta përmbysim kapitalizmin dhe ta zëvendësojmë me diçka më të këndshme.

Mos u bëj budalla. Ky është problem i kësaj lëvizjeje: s’ka propozime koherente e as alternativë praktike karshi kapitalizmit. Alo? Ku ishe ti kur ra Muri i Berlinit?

- Ti je ai që po bëhet budalla. Kjo është një dilemë false: një nxënës duke debatuar taktikat. Ti po përpiqesh ta lësh të kuptohet se ose duhet ta gëlltisim tërë sistemin, ose duhet të qëndrojmë krah për krah me Xhofez Stalinin. Shiko, unë nuk po e pranoj këtë.

Ti ishe ai që tha se dëshiron ta përmbysë kapitalizmin.

- Në rregull, ndoshta e ekzagjerova për t’i dhënë një efekt komik. Por, njëri nga problemet ka të bëjë me atë që “kapitalizmi” është i definuar dobët, apo jo?

Unë e njoh kapitalizmin si ta shoh.

- Vërtet? Çdo ekonomi e suksesshme në botë është një ekonomi e përzier: forcat e tregut bashkë me dozat e rënda të shpenzimeve qeveritare, rishpërndarjen dhe rregullimin. Ka mjaft hapësirë për të debatuar rreth asaj se si do të duhej të varironin këto përzierje.

Të gjitha janë tmerrësisht të arsyeshme. Po tingëllon si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga fakti që të pasurit nuk po paguajnë pjesën e tyre të tatimeve.

- Aha. E ke fjalën për një përqindëshin?

Pikërisht, për një përqindëshin.

- Sa mendon se duhet të jetë tatimi që ata do të duhej të paguanin.

Hëmm, më shumë.

- Më shumë se sa?

Më shumë se sa që po paguajnë tani!

- E sa po mendon se janë duke paguar tani?

Bah, jo sa duhet.

- Jemi duke u sjellë në rreth këtu. Thamë se ti dëshiron që të pasurit të paguajnë më shumë se atë sasi të tatimeve e cila, siç po pranon ti, është e panjohur për ty. Meqë po bie fjala, ajo është 27, 7 për qind.

Çfarë është?

- Përqindja e tatimeve mbi të ardhurat e një përqindëshit që fiton më së shumti në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është 27.7 për qind. E kam vërtetuar. Është në faqen e internetit për të ardhurat dhe doganat. Është një fakt i vogël dhe herën tjetër mund të hysh në debat rreth asaj se a do të duhej të ishte më shumë se kaq.

T’i kthehemi atij biznesi më të këndshëm.

- Kam një plan pesë pikësh. Pika e parë ka të bëjë me një barazi dhe mundësi më domethënëse. Ata të krahut të majtë kanë qenë tepër të interesuar për t’i siguruar njerëzit që bëjnë zgjedhje të ndryshme dhe përfundojnë me sasi të ngjashme të të hollave. Ata të krahut të djathtë kanë qenë tepër të lehtë në nivelizimin e fushës së lojës dhe në pranimin e çfarëdo rezultati që sjellin produktet e tregut. Na duhet shumë më shumë vëmendje për cilësinë e çerdheve dhe shkollave.

Është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.

- Nuk është e tëra. Nën dy, duhet të rriten tatimet për aktivitetet që dëmtojnë ambientin. Për disa arsye duket se kemi vendosur që karburanti i aeroplanëve dhe ngrohjet shtëpiake të meritojë një përjashtim nga tatimet, vetëm pse të jesh i pasur vlerësohet se nënkupton se je një ndotës i thellë.

E, çfarë për bankat? Ato po bënin vepra helmuese.

-Po bënin, por ideja që shkaktari i krizës të kenë qenë bankierët e mëdhenj është e pamatur. Sistemi financiar-rregullat e tij, menaxhimi i rrezikut dhe etika, është thellësisht me të meta. Riparimi i atyre dobësive është një problem i madh teknik dhe politik. Luftimi i lobimit bankar do të jetë i nevojshëm, por jo efikas. E, kjo është, pra, pika e tretë.

Pika e katërt?

- Duhet t’i kushtojmë një vëmendje serioze sistemit tonë inovativ. Mendjehollësia është e dobishme në rrethana të caktuara, por duket se ajo po e shtrembëron industrinë informatike. Shumë pak vëmendje po u kushtohet ideve që vlejnë me të vërtetë, siç është për shembull teknologjia e nivelit të ulët të karbonit apo antibiotikët.

Dhe, pika e pestë?

- Pika e pestë është më ambiciozja nga të gjitha. Na duhet një ndryshim në disa pjesë të biznesit. Kapitalizmi nuk mund të ketë të bëjë vetëm me bërjen e parasë-ajo është etika e një shitësi të veturave apo një të drogave. Kapitalizmi duhet ta ketë një sens të kreativitetit, guximit dhe krenarisë për një punë të kryer mirë. Kompanitë më të suksesshme zakonisht i kanë pasur këto dhe disa i kanë ende-duke u nisur nga Apple e deri të Brompton apo Zipcar, por shumë kompani financiare duket se i kanë braktisur këto vlera qysh moti.

Asnjë nga këto nuk mjafton për të përmbysur kapitalizmin, apo jo?

- Jo. Mendoj se do të jetë shumë më e vështirë se kaq-dhe shumë më e dobishme.(e.p.)
XS
SM
MD
LG