Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon dhuna në Irak


Policia irakiane dhe zyrtarët shëndetësor njoftuan se të paktën gjashtë njerëz janë vrarë gjatë shpërthimit të bombave dhe shkëmbimeve me armë zjarri në Bagdad.

Në sulmin më vdekjeprurës katër bomba thuhet se shpërthyen në afërsi të shtëpisë së liderit lokal, Jasin Esa Davud, gjatë operacioneve të mbështetura nga qeveria kundër militantëve.

Katër njerëz raportohet të jenë vrarë në qytetin Taxhi, rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit.

Në lindje të Bagdadit, shpërtheu një bombë në rajonin e banuar me shiitë të Sadër Sitit duke e lënë të vrarë një person.

Ndërkohë, po në lindje të kryeqytetit, një sulmues me armë vrau një polic.

Sulemt iu kumtuan agjencisë së lajmeve AP nga zyrtarë të caktuar që folën në kushte anonimiteti.
XS
SM
MD
LG