Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga uron besimtarët për festën e Bajramit


Me rastin e festës së Bajramit të Vogël, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi qytetarët e Kosovës dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në urimin e saj thuhet:

“Të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve myslimanë të Republikës së Kosovës ua uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa e Bajramit të Vogël është ditë e besimit në Zotin, ditë e nderimit, mirëkuptimit e respektit për njëri-tjetrin, ditë e paqes dhe lumturisë së të gjithë njerëzve. Republika e Kosovës është shembull i tolerancës dhe i bashkëjetesës së besimeve të ndryshme dhe kjo e bën atë më të pasur e më të fuqishme. Në këtë ditë feste, le të kujtohemi për ata që kanë nevojë për dorën e ndihmës sonë. T’u gjendemi pranë dhe të festojmë së bashku. Vetëm duke u ndihmuar të tjerëve kjo festë e përcjell mesazhin e vërtetë të saj. Me fat Bajrami i Vogël!”
XS
SM
MD
LG