Ndërlidhjet

Hashim Thaçi uron besimtarët për festën e Bajramit


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në këtë mesazh urimi thuhet:

“I nderuari z. Tërrnava, të nderuar qytetarë të Kosovës të besimit islam, kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ua uroj Festën e bekuar të Kurban Bajramit. Kjo festë lartëson shpirtërisht besimtarët islamë kudo në botë duke forcuar vlerat e besimit në Zot, bashkon njerëzit në harmoni midis tyre, ngrit ndjenjat e solidariteit ndërnjerëzor dhe zgjon idenë e sakrifikimit për të mirën e përgjithshme. Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri. Kam kënaqësinë që edhe njëherë të uroj lumturi, harmoni, dashuri dhe respekt në familjet tuaja.”
XS
SM
MD
LG