Ndërlidhjet

Greqia deri tani ka dështuar në krijimin e qeverisë


Partitë politike greke deri tani kanë dështuar në krijimin e një qeverie emergjente të bashkuar, për të ndihmuar sigurimin e fondit 130 miliadrë eurosh, dhe për të shpëtuar në këtë mënyrë vendin nga kriza.

Kryeministri grek, George Papandreu, është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nga ky post nëse është e nevojshme, për të arritur një marrëveshje për koalicion.

Por, opozita konservatore deri tani ka refuzuar që të hyjë në koalicion, duke kërkuar dorëheqjen e Papandreut dhe zgjedhje të menjëhershme reja.

Në anën tjetër, Papandreu ka thënë se Greqia do të jetë në gjendje të mbetet në eurozonë, vetëm nëse zbaton masat shtrënguese që kërkohen për të marrë fondin e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh.

Presidenti, Karolos Papulias, do të takohet sot me kreun e partisë konservative, Demokracia e Re, Antonis Samaras, në përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG