Ndërlidhjet

Tetë të vrarë në Afganistan


Zyrtarë qeveritarë në Afganistanin verior, kanë thënë se tetë persona janë vrarë nga një vetvrasje me bombë afër xhamisë sot, në ditën e parë të festës së Bajramit.

Shpërthimi në qytetin Baghlan ndodhi derisa njerëzit po largoheshin nga xhamia pas lutjeve që kishin bërë për Bajram.

Një zyrtar lokal, Amir Gul, tha se dy komandantë të foracave afgane ishin në mesin e të vrarëve, ndërsa të tjerët ishin civilë.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Afganistanit, Sidik Sidikui, ka konfirmuar se numri i të vrarëve është tetë ndërsa të plagosur janë 15 të tjerë.
XS
SM
MD
LG