Ndërlidhjet

Tadiç: “Nuk mund të heqim dorë nga Kosova”


Presidenti serb, Boris Tadiç, ka thënë se duke hequr dorë nga interesat e Beogradit mbi Kosovën, nuk do të përshpejtohej integrimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian, raportoi sot e përditshmja serbe Politika.

“Të mendohet se Serbia mund ta përshpejtojë procesin e afrimit në BE duke hequr dorë nga interesat e saj mbi Kosovën është një iluzion” citohet të ketë thënë Tadiç para disa studentëve në Serbinë jugre.

Serbia duhet të ruajë identitetin e saj në Kosovë dhe të marrë atë që duhet si shtet, dhe kjo do të thotë të mbajë integritetin e vet," tha ai.

Beogradi, ende nuk e pranon pavarsinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, duke vazhduar ta konsiderojë atë si provincë të veten.

Tadiç gjithashtu ka refuzuar idenë e implementimit të planit të Marti Ahtisarit. Ky plan që u paraqit në vitin 2007 por që kurrë nuk u miratua formalisht nga Këshilli i Sigurimit, përcakton pavarsinë e Kosovës nën mbikqyrjen ndëkombtare dhe autonominë për etnicitetin serb.

“Jam thellësisht i bindur se implementimi i planit të Ahtisarit do të qonte në zhdukjen e tërësishme të serbëve në Kosovë brenda dy ose tri dekadave,” ka theksuar Tadiç.

Ai ka thënë gjithashtu se do të vazhdojë “të kërkojë një zgjidhje që siguron një të ardhme evropiane dhe prosperitet ekonomik, duke mbrojtur interesat legjitime shtetërore në Kosovë, nga e cila Serbia nuk mundet dhe nuk duhet të heq dorë.”
XS
SM
MD
LG