Ndërlidhjet

Qeveria e Maqedonisë ka dështuar në prioritetet


Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë

Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë

Qeveria ka dështuar në përmbushjen apo afrimin e Maqedonisë drejt objektivit kryesor të saj, integrimin e në strukturat euroatlantike.

Kështu vlerësojnë analistët politikë duke komentuar punën 100 ditëshe të qeverisë Gruevski.

Xhelal Neziri thotë se në vend të progresit tani kemi regres në të gjitha sferat e jetës, por ai veçon sferën e integrimeve ku në vend të raportit pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave, Maqedonia mori kritika për ngecje në reforma dhe mos angazhim në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Integrimi i cili deri para disa viteve ishte një prioritet kyç për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, tani ky integrim tentohet të paraqitet si i dëmshëm për gjithë Maqedoninë, përhapet një euro-skepticizëm i çuditshëm dhe nuk tregohet se cila është alternative e këtyre integrimeve”, deklaroi Neziri.

Edhe Zdravko Savevski, analist, thotë se politika e qeverisë në raport me integrimet nuk ka shënuar rezultate, pra ka vazhduar kursin e dy viteve të fundit që po ashtu drejtohej nga partnerët aktual qeverisës.

Këto 100 ditë të qeverisjes nuk treguan diçka të re.
Këto 100 ditë të qeverisjes nuk treguan diçka të re. Ajo nuk ndërmori asnjë iniciativë për të përmirësuar gjendjen aktuale në planin e jashtëm, përveç asaj për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa zgjidhur kontestin rreth emrit".

"Edhe në këtë projekt të saj mendoj se duhet të punohet shumë pa marrë parasysh gjasat për suksesin e një nisme të këtillë dhe vërejtjeve që mund të paraqiten. Konsideroj se qeveria duhet të punojë shumë më tepër edhe në përmirësimin e raporteve me Greqinë, pasi kanë rëndësi shumë të madhe meqë është edhe kusht për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zdravko Savevski.

Sa i përket pozitës së shqiptarëve, nga BDI-ja, e cila, është partnere e qeverisë, janë shprehur të kënaqur me qeverisjen e deritanishme, duke veçuar ndryshimet e ligjeve për përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar si dhe mbylljen e rasteve të Hagës, por edhe zhvillime tjera që sipas saj kanë përmirësuar pozitën e shqiptarëve.

Por, vlerësimet e këtilla kundërshtohen nga analisti Neziri, i cili, ndalet në ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili, përveç që u mundëson ministrave të flasin Kuvend në gjuhën amtare, në segmentet tjera, sipas tij, nuk ka shënuar as edhe një avancim.

Nëse dilni në terren të shihni se në çfarë niveli është përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do të shihni se është i përafërt me zero. Komunikimi mes institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë është tërësisht në gjuhën maqedonase".
Nëse dilni në terren të shihni se në çfarë niveli është përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do të shihni se është i përafërt me zero.

"Pra gjithçka zhvillohet në gjuhën maqedonase, dhe institucioneve u është lënë në vullnetin e lirë që nëse duan ta përdorin gjuhën shqipe ose nëse nuk duan mund dhe të mos e përdorin. Pra, nuk ka sanksionime ligjore që gjuha shqipe të përdoret si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni”, u shpreh Neziri.

Ai më pas komentoi edhe pretendimet e partnerit tjetër të qeverisë, VMRO-DPMNE për përmirësim të dukshëm të gjendjes ekonomike në vend përmes lehtësimeve të ndryshme, si heqjen e tatimeve të shumta për investime, shërbimet shtetërore në vend si dhe uljen e numrit të të papunëve.

Nëse u referohemi shifrave dhe të dhënave statistikore do të shohim se investimet nga jashtë stagnojnë, ulja e numrit të të papunëve gjithashtu stagnon, pra kemi një papunësi rekorde në krahasim me vendet tjera të rajonit, e lere nëse krahasohemi me vendet evropiane. Pra, nuk kemi zhvillim ekonomik, edhe pse ky zhvillim propagandohet nga qeveria”, theksoi analisti Xhelal Neziri.
XS
SM
MD
LG