Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat e jashtëm arabë takim emergjent të shtunën


Ministrat e jashtëm arabë, do të mbajnë një takim emergjent të shtunën për të diskutuar rreth dështimit të Sirisë në miratimin e planit arab të paqes.

Përmes një deklarate Lidhja Arabe sot ka njoftuar se takimi në Kairo është thirrur për “shkak të dhunës së vazhdueshme dhe për shkak të mos implementimit të planit të paqes nga ana e qeverisë siriane.”

Sipas kësaj deklarate, grupi i ministrave të jashtëm, të cilët edhe e kanë negociuar këtë plan, do të mbajë një takim përgatitor të premten.

Ky njoftim erdhi pas lajmit të vrasjes së dhjetë civilëve sot në Siri gjatë protestave anti regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG