Ndërlidhjet

Rasmusen takon Obamën


Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do të takohet gjatë ditës në Uashington me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama-një javë pas përmbylljes së misionit të aleancës në Libi.

Rasmusen do ta takojë gjithashtu sekretarin amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, këshilltarin për siguri kombëtare, Tom Donilon dhe anëtarë të senatit amerikan.

Vizita vjen gjashtë muaj para organizimit të një samiti të NATO-s nga Shtetet e Bashkuara në Çikago në maj të vitit të ardhshëm.

NATO-ja përfundoi fushatën e tij në Libi më 31 tetor me deklaratën se ka përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara rreth mbrojtjes së civilëve.
XS
SM
MD
LG