Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për qeverinë “shpëtuese”


Liderët politik të Greqisë pritet të vazhdojnë edhe sot diskutimet rreth detajeve për një qeveri të përkohshme të unitetit, detyra kryesore e së cilës do të jetë miratimi dhe zbatimi i një ndihme ndërkombëtare të financave me qëllim nxjerrjen e Greqisë nga kriza e borxheve.

Sipas një marrëveshjeje të arritur të dielën, George Papandreu, do të japë dorëheqjen si kryeministër.

Ai dhe kreu i opozitës konservative, Antonis Samaras, pritet të takohen gjatë ditës për të disukutuar se kush do të bëhet kryeministër i ardhshëm dhe me kë do të mbushet kabineti i ri qeveritar.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Ilias Mosialos, tha se planet flasin për një qeveri me ndarje të fuqisë, e cila do të votohej në parlamentin e vendit brenda një jave.

Ministria e financave bëri të ditur që forcat kryesore politike të jenë pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve më 19 shkurt-pas miratimit të paketës ndihmëse financiare.

Ndihma e re e Bashkimit Evropian parasheh dhënien e 130 miliardë eurosh si hua dhe mbështetjen e bankave të vendit.

Si një lloj “shpagimi” për këtë, grekët duhet të zbatojnë masa të shtrënguara dhe të ashpra financiare-të papëlqyera në opinionin publik të shtetit.
XS
SM
MD
LG