Ndërlidhjet

logo-print

Liga Arabe mblidhet sërish për Sirinë


Ministrat e jashtëm arabë do të mbajnë një takim urgjent të shtunën për të diskutuar rreth dështimit të Sirisë në zbatimin e një propozimi të Ligës Arabe për të ndërprerë shtypjen e dhunshme të protestave.

Një deklaratë e lëshuar nga Liga Arabe tha se takimi në Kajro është thirrur për shkak të “vazhdimit të dhunës dhe për shkak se qeveria siriane nuk ka zbatuar pjesën e saj të planit arab për të zgjidhur krizën në Siri”.

Deklarata bëri të ditur se një task-forcë e ministrave të jashtëm, që negociuan marrëveshjen me Sirinë të mërkurën e kaluar, do të zhvillojë një takim parprak të premtën.

Paralajmërimi vjen në kohën kur, sipas njoftimeve, gjatë vazhdimit të shtypjes së protestave janë vrarë 13 civilë të tjerë të dielën.
XS
SM
MD
LG