Ndërlidhjet

logo-print

Lëgard e Medvedev flasin për krizën e borxheve


Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lëgard, pritet të takojë në Moskë presidentin rus, Dimitri Medvedev.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Kremlinin të ketë bërë të ditur se bisedimet ndërmjet Lëgard dhe Medvedev do të fokusohen në krizën e borxheve në Evropë dhe në mënyrat për reformimin e sistemit financiar në botë.

Aktivitetet e Lëgard në kryeqytetin rus do të përfshijnë edhe një takim në ministrinë e financave dhe në bankën qendrore të vendit.

Rusia, e cila nuk i ka borxh FMN-së edhe pse është një ndër vendimarrësit kryesorë në këtë organizatë, nuk ka ofruar ndihmë të drejt për drejt për tejkalimin e krizës së borxheve në Eurozonë.

Në vend të kësaj, Moska ka preferuar të ofrojë ndihmën që do të kalonte përmes FMN-së.
XS
SM
MD
LG