Ndërlidhjet

Aksidentohet autobusi-vriten disa turistë hungarezë


Zyrtarët në Egjipt thonë se të paktën 11 turistë hungarezë janë vrarë, ndërsa 27 njerëz të tjerë janë lënduar gjatë aksidentit të një autobusi.

Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, njoftoi se aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në periferi të Hurgadas-në jug të Kajros.

Raportet thonë se janë duke u hetuar indikacionet që autobusi të jetë përmbysur kur po udhëtonte me një shpejtësi të lartë.

Mësohet se autobusi po i çonte hungarezët nga hoteli i tyre për në aeroport.

Raportet e MENA-s thonë se zyrtarët kanë kontaktuar tashmë ambasadën hungareze në Kajro për të organizuar kthimin e kufomave në vendin e tyre.

Në ndërkohë, thuhet se është kontaktuar edhe kompania e autobusëve-si pjesë e hetimeve për shkaqet e aksidentit.
XS
SM
MD
LG