Ndërlidhjet

Lavrov: Sulmet ushtarake nuk janë zgjidhje


Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, tërhoqi vërejtjen se një sulm eventual ushtarak kundër Iranit do të “ishte një gabim serioz”.

“Një sulm ushtarak kundër Iranit do të ishte një gabim shumë serioz që do të shkaktonte pasoja të paparashikueshme. Kjo nuk është një zgjidhje ushtarake për problemin bërthamor të Iranit ose ndonjë problem tjetër në botë”, u shpreh Lavrov.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti i Izraelit, Shimon Peres, tha se po rriten gjasat për një sulm eventual ndaj Iranit.

Paralajmërimi i Izraelit erdhi para prezantimit të një raporti nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara që pritet të bëhet këtë javë.

Mediat amerikane thanë se raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore akuzon Iranin për ndërmarrjen e hapave të rëmdësishëm rreth ndërtimit të armëve bërthamore.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ia kanë tërhequr vazhdimisht vërejtjen Iranit rreth programit të tij bërthamor.

Mirëpo, Lavrov tha se fushatat aktuake ushtarake si ajo e NATO-s në Afganistan kanë dëshmuar rrezikun e ndërhyrjes ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG