Ndërlidhjet

Burgoset Lindsej Lohan


Lindsay Lohan është burgosur me një dënim 30 ditësh, edhe pse ka gjasa të lirohet pas disa orëve për shkak të mbingarkesës së burgut, njoftoi AP.

Inqizimet në internet të Los Enxhellos Kauntit e tregojnë yllin e “Mean Girls” duke hyrë në një burg në Linvud të dielën mbrëma.

Deri më 9 nëntor, Lohanit i është dashur të paraqitet në polici, bazuar në vendimin e një gjykatësi, i cili vlerësoi se e pandehura ka shkelur lirimin me kusht.

Gjykatësi vendosi një dënim të komplikuar duke i thënë Lohanit se do t’i duhet të kryejë të gjithë shërbimet për komunitetin në morgun e qytetit dhe se, nëse nuk e bën këtë, mund të rrezikojë të burgoset për 270 ditë të tjera.

Dënimi i gjykatësit është i pestë me radhë për burgimin e Lohanit.
XS
SM
MD
LG