Ndërlidhjet

Bashkohen anëtarët e grupit të Shanghajit


Kryeministrat e Organizatës për Bashkëpunim në Shanghaj u takuan gjatë ditës në Shën Pertersburg.

Kryeministri rus, Vlladimir Putin, tha në konferencën për media se shtetet anëtare duhet të bashkëpunojnë për ta bërë grupin një forcë udhëheqëse për ekonomi dhe siguri në botë.

Putin pritej të takonte edhe presidentin kinez, Hu Xhintao, për bisedimet rreth sigurisë rajonale dhe tregtisë bilaterale.

E themeluar 10 vite më parë, në Shanghaj të Kinës, organizata bashkon Kinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Rusinë, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

Mongolia, India, Irani dhe Pakistani e kanë statusin e vëzhguesit, ndërsa kanë paraqitur kërkesat për anëtarësim.

Edhe Afganistani, Turkmenistani, Bjellorusia dhe Shri Lanka kanë lidhje formale me grupin e Shanghajit.
XS
SM
MD
LG