Ndërlidhjet

Greqia kërkon këshillat e BE-së


Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, takoi gjatë ditës Komisionerin Evropian për Ekonomi dhe Çështje Monetare, Oli Ren, pas pajtimit të partive politike në Greqi për formimin e një qeverie të unitetit me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza e borxheve.

“Ministri ka pasur një takim pozitiv dhe diskutime produktive me komisionerin Oli Ren lidhur me zhvillimet e fundit politike”, thuhet të deklaratën e ministrisë greke.

“Temë e bisedimeve ishin procedurat për marrjen me kohë të këstit të gjashtë të huasë, fillimi i negociatave për planin e ri të shpëtimit…dhe përgatitjet e një skeme të re rreth përfshirjes së sektorit privat (PSI)”.

Venizelos do ta përfaqësojë Greqinë në takimin e sotëm të grupit evropian, ndërsa do ta takojë kreun e saj, Xhon Klodë Junker, më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG