Ndërlidhjet

Greqi: Papademos dhe Venizelos – kandidatë për kryeministër


Derisa në Greqi kanë vazhduar bisedimet e politikanëve për zgjedhjen e kryeministrit të ri, i cili do ta udhëheq Qeverinë e përkohshme të unitetit, pasi George Papandreu është pajtuar që të largohet, raportohet se favoritë kryesorë për këtë post janë Lukas Papademos, ish udhëheqës i lartë i Bankës Qendrore Evropiane, dhe Evangelos Venizelos, aktualisht ministër i financave.

Zoti Venizelos u tha gazetarëve sot në Bruksel se Greqia e ka Qeverinë e unitetit kombëtar.

“Ne kemi Qeveri të re të unitetit kombëtar dhe të përgjegjësisë kombëtare. Kjo është provë për përkushtimin tonë dhe për kapacitetin tonë kombëtar për ta implementuar programin dhe për ta rikonstruktuar vendin tonë”, tha Evangelos Venizelos.

Ai mëtutje, theksoi se partitë kryesore politike në Greqi, janë pajtuar që zgjedhjet e reja do të mund të mbaheshin më 19 shkurt, pasi të miratohet marrëveshja me BE-në për kredi në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Por, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet e Greqisë duhet t’i implementojnë saktësisht masat e kursimit, të cilat kundërshtohen nga shumë grekë të zakonshëm.
XS
SM
MD
LG