Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: I nxirrte kufomat dhe i vishte me fustana me ngjyra


Policia ruse, që i ka gjejtur 20 mumie në shtëpinë e një historiani lokal në qytetin Nizhni Novgorod, tha se ky person i kishte nxjerrë kufomat nga varret, dhe pastaj i kishte veshur me rroba të mbledhura nga varret.

Një video policore e xhiruar në banesën e këtij historiani, tregon skenën rrënqethëse të trupave të veshur sikur kukulla me fustane ngjyrë të çelur me shamia. Policia thotë se historiani i kishte mumifikuar mbetjet njerëzore.

Policia ka refuzuar ta bëjë publik emrin e historianit të dyshuar, i cili ishte arrestuar javën e kaluar, por i ka publikuar fotografitë e tij, duke thënë se ai është 45 vjeçar, dhe i përshkruar si specialist i mirënjohur për historinë e qytetit Nizhni Novgorod, që është 400 kilometra në lindje të Moskës.

Mediat ruse e kanë identifikuar këtë person, si njeriun i cili konsiderohej si eksperti më i mirë për varre në Nizhni Novgorod.
XS
SM
MD
LG