Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do bashkëpunim me botën post-Pranverës Arabe


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, i vlerësoi lartë lëvizjet e Pranverës Arabe dhe shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me grupet në rritje të islamistëve në Lindjen e Mesme, siç janë ato që fituan së fundi në Tunizi.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Uashington, Klinton citohet të ketë thënë se “nuk janë të njejtë të gjithë islamistët” dhe se më e rëndësishmja është që partitë të inkurajohen për demokraci.

Klinton i cilësoi kritere kyçe për demokraci kundërshtimin e dhunës, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të grave dhe minoriteteve.

Ajo tha se “supozimi se myslimanët nuk mund të jetojnë në një demokraci është fyes, i rrezikshëm dhe i gabuar”.
XS
SM
MD
LG