Ndërlidhjet

logo-print

Greqia- ende pa marrëveshje për qeverinë e re


Liderët politikë të Greqisë po vazhdojnë bisedimet për krijimin e një qeverie tranzicionale të unitetit.

Qeveria e përkohshme do të ketë për detyrë zbatimin e reformave të nevojshme për të marrë ndihmën 130 miliardë euroshe të Bashkimit Evropian dhe me këtë të parandalojë falimentimin total të shtetit.

Masat e shtrënguara financiare, megjithatë, kanë hasur në kundërshtimin e ashpër të shumë grekëve.

Kryeministri socialist, George Papandreu, u pajtua të japë dorëheqjen të dielën pas planit të mëparshëm për ta mbajtur një referendum rreth paketës ndihmëse.

Që nga atëherë, Papandreu dhe lideri i opozitës, Antonis Samaras, kanë mbajtur diskutime rreth udhëheqjes së re e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Të hënën, Komisioneri për Ekonomi dhe Çështje Monetare i Bashkimit Evropian, Oli Ren, theksoi rëndësinë që Greqia të marrë masa të mënjëhershme “për riparimin e besimit” të partnerëve të saj në Eurozonë.
XS
SM
MD
LG