Ndërlidhjet

Klinton jep këshilla për ekonominë amerikane


Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe aleatët e tij kanë bërë dy hapa të gabuar në vitet e kaluara, citohet të ketë thënë ish-presidenti, Bill Klinton, në një libër që pritet të publikohet gjatë ditës.

Gabimi i parë thuhet se ishte mosrritja e kufirit për borxhin shtetëror në dy vitet e para të mandatit presidencial, kur demokratët ende kishin shumicën në Kongres, e më pas dështimi për të sajuar një fushatë kombëtare të efektshme për zgjedhjet e vitit 2010.

Në librin e tij “T’i kthehemi punës: Përse na duhet një qeveri e mençur dhe një ekonomi e fuqishme”, Bill Klinton jep disa këshilla për menaxhimin e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG