Ndërlidhjet

Kastrati: S’mund ta mbani peng KFOR-in


Situata e sigurisë në veri vazhdon të jetë e qetë, mirëpo e tensionuar për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve me barrikada nga strukturat paralele serbe, u tha të martën në takimin e Komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Mitrovicës.

Një komunikatë për media citon kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin, të ketë thënë se “qytetarët serbë në veri, duhet ta kenë krejtësisht të qartë se ato struktura nuk mund ta mbajnë peng KFOR-in me kushtëzimet e tyre”.

Kastrati hodhi përgjegjësinë mbi gjendjen ekzistuese në veri të Mitrovicës mbi strukturat paralele serbe që, sipas tij, e kanë futur popullatën në një rrugë pa krye, duke e vendosur atë dhunshëm nëpër barrikada.
XS
SM
MD
LG