Ndërlidhjet

Akuzon Perëndimin për mungesë provash


Irani tha sot se Perëndimi nuk ka ndonjë dëshmi konkrete me të cilën do të mund të dëshmonte që Teherani po prodhon armë bërthamore.

Duke folur në një konferencë për media në Armeninë fqinjë, ministri i jashtëm, Ali Akbar Saleh, tha se “nuk ka ndonjë dëshmi serioze se Irani do të prodhojë një makineri luftarake të armëve bërthamore”, ndërsa theksoi se shtetet perëndimore “janë duke zbatuar një presion të madh mbi Iranin pa argumente apo dëshmi serioze”.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë e la të hapur mundësinë e veprimeve ushtarake ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor, por nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e këtij problemi.

Ministri i jashtëm francez, Alë Xhype, tha se edhe pse Parisi “është i shqetësuar” për potencialin e militarizimit të programit bërthamor të Iranit, kryeqyteti i Francës kundërshtohen fuqishëm sulmet ndaj Teheranit.
XS
SM
MD
LG