Ndërlidhjet

Liqeni në rrezik


Liqeni Orumieh ose Urmia ndodhet në veriperëndim të Iranit, përkatësisht në qytetin Orumieh, që ndryshe njihet edhe si “Parisi i Republikës Islamike”.

Ai, i cili dikur ka tërhequr numër të madh vizitorësh, sot njihet si vend i një katastrofe mjedisore.

Njëri nga liqenet më të mëdha në botë me ujë të kripur është zvogëluar për 60 për qind në vitet e fundit, për shkak të thatësirave dhe diversionit të lumenjve për furnizimin e komuniteteve me ujë.

Aktivistët e mjedisit u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërmarrin veprime të menjëhershme, të cilat do të ndihmonin në rivendosjen e nivelit të ujit.

Ata pranojnë se nuk mund të bëhet shumë sa u përket thatësirave, por kërkojnë që të reduktohet sasia e ujit të lumenjve, e cila përdoret për ujitje, duke lejuar sasi më të mëdha të arrijnë në liqen.

Pa veprimin e duhur, ekziston droja se kjo shtëpi e qindra llojeve të shpendëve dhe gjitarëve mund të zhduket përgjithmonë. (v.t.)


XS
SM
MD
LG