Ndërlidhjet

OKB kritikon veprimet e Sirisë


Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 3. 500 njerëz raportohet të jenë vrarë që kur ka nisur shtypja e dhunshme e protestave në Siri kah mesi i marsit të këtij viti.

Zëdhënësja e Komisionares së Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Ravina Shamdasani, tha se shifra në fjalë bazohet në “resurset e besueshme në terren”.

Ajo tha që më shume se 60 njerëz të jenë vrarë nga forcat e presidentit, Bashar Al Asad, që kur ky i fundit u zotua për zbatimin e një propozimi për ndërprerjen e dhunës, të cilin e pat bërë Liga Arabe më 2 nëntor .

Në mesin e të vdekurve thuhet se janë 19 njerëz të vrarë të dielën gjatë festës myslimane, Eid Al Adha.
XS
SM
MD
LG