Ndërlidhjet

Sarkozi e quan “gënjeshtar” Netanjahun


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, e quajti “gënjeshtar” kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede me presidentin amerikan, Barak Obama, të cilën e dëgjuan gazetarët.

Komentet e bëra në javën e kaluar gjatë samitit të G 20-ës në Kan të Francës u plasuan sot në faqën e internetit të një mediumi francez, mirëpo shumë gazetarë konfirmuan ta kenë dëgjuar bisedën private ndërmjet Sarkozis dhe Obamës.

Mësohet se gjatë kësaj bisede, Sarkozi i ka thënë Obamës se ai “nuk mund ta druojë më (Netanjahun), sepse ai është një gënjeshtar“.

Në komentet e përkthyera në frëngjisht, Obama tha se ka punë në baza ditore me Netanjahun pavarësisht mendimit të Sarkozis.
XS
SM
MD
LG