Ndërlidhjet

Arti si dhuratë për Galerinë e Arteve në Uashington


Artisti Kristo do t’ia dhurojë Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington dy kolazhe origjinale të projektit të tij të ardhshëm “Mbi Lumin”, njoftoi AP-ja.

Kristo do të vizitojë, gjatë ditës, muzeun me sekretarin e brendshëm, Ken Salazar, për të paralajmëruar dhuratën.

Kolazhet e Kristos dhe punimet e ngjashme do të prezantohen në muze gjatë muajit janar. Ato do të bëhen pjesë e koleksionit të përhershëm.

Në një deklaratë, Kristo tha se galeria posedon një nga kolekstionet më të mëdha të punës së tij.

Të hënën, Byroja e Departamentit të Brendshëm e Menaxhimit të Tokës miratoi instalacionin “Mbi Lumin”.

Kristo planifikon të vendos pëlhura të argjendit të fabrikuar për 9.5 kilometra mbi lumin Ërkenzës në jug të Kolorados.

Instalacioni i përkohshëm është propozuar të bëhet në gusht të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG