Ndërlidhjet

Thaçi takon një delegacion kongresistësh amerikanë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet gjatë ditës së sotme me një delegacion kongresistësh amerikanë, i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi republikan, Dan Bërton.

Ky delegacion ka vizituar tashmë Beogradin, kurse në ditët e ardhshme do të vizitojë edhe Podgoricën, Zagrebin dhe Sarajevën.

Zoti Bërton kryeson nënkomitetin e Kongresit amerikan për Evropën dhe Euroazinë dhe është bashkëkryesues i grupit që përfaqëson interesat e komunitetit serb në Kongres.
XS
SM
MD
LG