Ndërlidhjet

Pritjet joreale të pushtetit në Maqedoni


Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë

Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë

Përkundër krizës ekonomike në Greqi që ka filluar të përhapet dhe në shtetet tjerë të eurozonës, Qeveria e Maqedonisë nuk heq dorë nga projeksionet për një rritje ekonomike prej më shumë se 4.5 për qind për vitin e ardhshëm, si dhe për vazhdimin e rritjes ekonomike edhe për këtë vit.

Nga Banka Popullore ende nuk kanë komentuar këto pritje të qeverisë që ritheksohen në vazhdimësi.

Por, guvernatori i bankës popullore, Dimitar Bogov, ka rikujtuar pasojat që mund t'i ndjejë Maqedonia nga kriza ekonomike evropiane.

Konstatimi jonë është se kriza në eurozonë është serioze, se kriza e borxheve mund të përshkallëzohet dhe se të gjithë skenarët janë të mundshëm.
Konstatimi jonë është se kriza në eurozonë është serioze, se kriza e borxheve mund të përshkallëzohet dhe se të gjithë skenarët janë të mundshëm. Disa analistë paralajmërojnë edhe recesion, pra, kjo do të reflektohet edhe te ne, prodhimtaria do të ulet, eksporti gjithashtu, ndërsa pasoja mund të ketë edhe ndaj kredive”, ka deklaruar guvernatori Bogov.

Duke komentuar pritjet e qeverisë që në kushte të krizës evropiane të ketë rritje ekonomike në Maqedoni, eksperti i ekonomisë Risto Gushterov ka thënë se këto pritje janë iluzione.

Është iluzion që të pritet rritje e ekonomisë sonë prej 4.5 për qind apo edhe më shumë, siç paralajmërojnë nga Qeveria e Maqedonisë në kohën kur eurozona edhe më tej gjendet në krizë të vështirë financiare. Shtetet më të fuqishme evropiane si Gjermania, Franca, Italia e Spanja tashmë po bëjnë korrigjime të pritjeve të ekonomive të tyre që shkojnë në drejtim të uljes".

"Ndërsa Banka Qendrore Evropiane, që të stimulojë ekonominë e shteteve anëtare të BE-së ka ulur kamatat bazë që janë sinjale të qarta se kriza do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Duke marrë parasysh gjithë këto indikatorë, e them sërish se është iluzion të pretendohet se në Maqedoni do të ketë rritje prej 4.5 për qind”, deklaroi Gushterov.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, thonë se qeveria duhet të marrë masa në drejtim të evitimit të pasojave pasi është evidente se ato do të reflektohen edhe te ne.
...qeveria duhet të përgatitet në atë mënyrë që nëse ndodhë edhe më e keqja, të ketë alternativa tjera.

Është një dritë e kuqe që na sinjalizon që të mobilizohemi dhe të mos lëshohemi në prononcime dhe aventura jashtë asaj që na ofron një rehati neve. Pra, qeveria duhet të përgatitet në atë mënyrë që nëse ndodhë edhe më e keqja, të ketë alternativa tjera”, thotë Mederes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Ai thotë se edhe sikur të kishte rritje ekonomike prej 4.5 për qind, kjo nuk do të ndihej fare pasi kjo do të mbetej nën hijen e inflacionit që mund të jetë edhe më i lartë se 5 për qind.

Nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka paraparë që këtë vit rritja ekonomike e Maqedonisë të jetë deri në 3 për qind, ndërsa ajo e vitit të ardhshëm të pësojë rënie deri në 2.4 për qind.
XS
SM
MD
LG