Bashkimi Evropian i kërkoi Greqisë të hartojë një letër me të cilën premtohet zbatimi i marrëveshjes për ndihmë financiare dhe që këtë letër ta ketë të nënshkruar nga kryeministri, ministri i financave, lideri i opozitës dhe nga shefi i Bankës Qendrore të vendit, citon agjencia e lajmeve Reuters një ministër të kabinetit grek-pa bërë të ditur emrin e tij.
Bashkimi Evropian thuhet se i ka bërë presion Greqisë të pajtohet së shpejti rreth një koalicioni të përkohshëm qeverisës, i cili do të shtynte përpara miratimin e ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian.
Paketa ndihmëse prej 130 miliardë eurosh vlerësohet të jetë mundësia e fundit për ta shpëtuar Athinën zyrtare nga falimentimi total.
Pavarësisht kësaj, ndihma evropiane ka hasur në rezistencën e shumë grekëve.