Ndërlidhjet

Berlluskoni në votëbesim dhe objekt i marketingut


Kryeministri i Italisë, Silvio Berlluskoni, do të përballet gjatë ditës me një mocion votëbesimi për shkak të gjendjes ekonomike të vendit.

Fokusi i shqetësimeve për krizën e borxheve të Bashkimit Evropian thuhet se po kalon në Itali, ku huatë dhjetëvjeçare të qeverisë kanë shkuar në 6.67 për qind-niveli më i lartë në Itali që nga themelimi i Euros më 1999.

Në ndërkohë, kompania e fluturimeve Ryanair e ka bërë qendër të një reklame qesharake kreun e ekzekutivit italian.

Me thirrjet “I dashur Berlluskoni- një mundësi tjetër për të ikur me Ryanair” po promovon fluturimet e saja kompania në fjalë.

Një tjetër fjali që kjo kompani, sipas agjencisë DPA, po përdor është “Fluturimet njëdrejtimëshe nisin me çmimin prej 9.99 eurosh”.

Ditëve të fundit janë shtuar kërkesat për dorëheqjen e Berlluskonit, por ky i fundit duket se nuk e ka ndërmend t'u përgjigjet kërkesave të tilla.
XS
SM
MD
LG