Ndërlidhjet

Ferizaj: Betohen rekrutët e rinjë të FSK-së


Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, u bë çertifikimi i rekrutëve aktivë dhe rezervë të FSK-së, si dhe Bandës Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj, mori pjesë zv. Ministri i FSK-së Bejtush Gashi, zv. komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, oficerë të lartë të FSK-së dhe të KFOR-it, si dhe qytetarë dhe familjarë të rekrutëve.

Çertifikimi i 95 pjesëtarëve aktivë të FSK-së, është aktivitet i vazhdueshëm drejtë kompletimit të formacionit aktiv të FSK-së, prej 2500 pjesëtarëve.

Në fund, instruktorëve dhe rekrutëve më të dalluar, u dhanë mirënjohje për punë të suksesshme dhe profesionale, gjatë trajnimit bazik.
XS
SM
MD
LG