Ndërlidhjet

Bosnjë: Arrestohen katër persona rreth sulmit në ambasadën amerikane


Policia boshnjake thuhet se ka kryer bastisje dhe ka bërë një arrestim sot si pjesë e një hetimi për sulmin e ambasadës së SHBA-ve në Sarajevë.

Zyra e prokurorëve kombëtar tha se i dyshuari u arrestua në rajonin verilindor, Gornja Maoka, dhe se kërkimet janë kryer edhe në qytetin e afërt Maglaj.

I dyshuari është personi i katërt që është arrestuar në lidhje me këtë sulm.

Muajin e kaluar, Mevlid Jasareviq, një shtetas serb që besohet të jetë një anëtar i një grupi radikal islamik, pat sulmuar ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë. Në këtë sulm është plagosur një polic.
XS
SM
MD
LG